Edicioni i njëmbëdhjetë i Polyhymnia vendosi rekord për numrin e vendeve. Në skenat e Shkupit performuan muzikantë të rinj nga Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Bullgaria, Greqia, Gjermania, Spanja dhe Zelanda e Re.
Laureate në instrumentet me hark është Anika Dimitrova (kontrabas, 2011), Bullgari. Çmimin për interpretuesit e rinj më të suksesshëm e morën Slave Timov (violinë, 2015), Maqedoni, dhe Andrija Cukrov (violinë, 2013), Kroaci, ndërsa çmimin për interpretimin më të mirë të një vepre maqedonase Eva Malinovska dhe Irina Davidovska (violonçel dhe piano, 2009) për “Koreni” të Dijana Imeri Ilkoska.
Laureat në piano, instrumente frymore dhe këndim solo është Stefan Trajanoski (saksofon), Maqedoni. Konkurrenti më i mirë i ri është Drini Drishti (piano), Shqipëri.