Edicioni i pestë u mbajt në dy faza: e para me video-incizime, ndërsa e dyta, me shpalljen e laureatit, më 5 dhjetor 2020. Laureat është Viktor Rafajlovski (piano), Maqedoni. I renditur i dyti është Gorjan Stojanovski (piano), ndërsa i treti Antonio Šarić, Bosnjë e Hercegovinë.
Diplomën për konkurrentin më të suksesshëm të ri e mori Jovan Filev (piano), për interpretimin më të mirë të një vepre të L. v. Beethoven Gorjan Stojanovski, ndërsa për interpretimin më të mirë të një vepre të një autori maqedonas Jana Todorovska. Në pjesën online çmimin e parë e mori Aleksa Aćimović (violinë), të dytin Mario Filipov Marinov (flaut), të tretin Boris Petrov (flaut), ndërsa për konkurrentin më të mirë më të ri u shpërblye Marina Nikova (violinë).
Si shpërblim, katër pianistët më të mirë punuan me Maestro Simon Trpčeski në një seminar në bashkëpunim me Piano Centre.